T’ËNJTEZIN E MADHE

(Testi forniti da Nicola Bavasso, responsabile gruppo folk Rilindja di Lungro)

 

(Kalimera eseguita da Serafina Vicchio  in Sassone - gennaio ’03)

 

E t’ënjtezin e madhe e Krishti pir ne pinxoj

M'i mbiodh apostolit oj se gjith' kat mi mbitonj'

 

E par se t’mi mbitonei e tha gjith’ ju kimnëje bes’

Shin Pietri m’e nigoi oj se njetir kat e shes

 

Shin Pietri ndat nat oj tri her e nigoj

Sa bëri e sa tha oj njera sa gjeli kndoj

 

Kur ishim ndënjë mbrëma e tha mbjatu këmbët ja lajti

Ja puthi e ja shutarti oj pra vate ket e jëma

 

Tha mëmiz ki paçenx’ e uratëzin ëm si bir

Ti mua ëm liçenx’ oj ti vete t’a patir

 

E jëma e bekoi e ai mbjatu nigarroi

Se t’na sallvonei neve oj ndi kopshtit arrivoi

 

Atje pirgjunja u ul e tha parkales oj Tat

Pir mua ëm lipisi  oj t’e qellinj’ kit kulat

 

Kulatzin ja dirgoi e me një ëngjill ç’ju kallar

Pasiunzin ja burthoi e Krishti m’u abraçar

 

Krishti mi gjegji rrëmur e nëng bastoi tim zëi rrëçet

Ish Judha tradhitur oj me gjith’ ata suldet

 

Judha e firsuli e e puthi e judhit pir lesh e zun’

Ndi mest asaj edh’ oj m’e lidhtin e m’e shtun’

 

Ndi mest asaj udh’ e nji kavallier m’e pa

Trikuzin m’ja preu e Krishti mbi truall mi ra

 

Krishti mbi truall mi ra e gjakut ç’ju mbrushunar

Se t’vejin’ ata nd’pist oj se krishti na u librar

 

M’u nistin’ t’mi vejin’ e trikuzin ja shtringuan’

Pirpara ket kj Anna oj me Krishtin arrivuan’

 

Kj Annë** mbjatu e piejti e ç’lexh çi predikoi

Gjith T’rremet ja rrifiejti oj e liga ç’ish magar

(**Annë: Grande Sacerdote prima di Kaifa. Suocero di Kaifa.)

 

Gjith’ thojin’ se kjo magar e çi kat jet e vjen

Se shum’ katunde suall oj disturbie guerr’

 

Krishtit ju hap gola tha kjo nëng ësht virtet

Pirpara gjithfe foli e ja kalltin një shkathet

 

Ai Marcu kje ci ra sa faqesin ja piasi

Me  priejrin popa sa e qelltin ka kajfasi

 

Kajfasi i rispëndoj tha kuj i biri je

Tha  Ësht i biri t’Inzoti po lenie t’ver

 

Aj Judha u pruar e eruajti tha  ki dote lëshonjë

Tha Bëne pa lipisi sa i vdekur but qindronjë

 

Menatet posa u di t’prëmtesin  e madhe

E qelltin  ket Pillati  me një vajtim t’madhe

 

Pillati kur e pa me atë kuror

I vun një mandiel t’kuq  me kallmesit m’dor

 

E veshtin ndir t’bardha dreq si angjulet

Si do te bënj Pillati se u jam kutiend

 

Pillati i rispëdoj se u nëng mut e ngas

Se ki ësht Regji i Madhë e u si kam te vras

 

Dopun lajti duart e u pruar ka armikt

U ju e kundanarinjë se t’vet t’vdes nd’kriqet

 

Sepa e Nikollau e ç’ka kriqja e nxuar

Se Shën Mëris bekuar oj vate ja shtun ndir duar

 

Qani gjith’me lot’ e me hjidhi

Se kësaj rexhin’ bekuar kem t’ja bëmi nj’ kumbanji

 

Kumbanjis e pashkvet m’ju shtofshin

Krishti ju dhëft parrajsin e ashtuqoft Amen.  

   (Versione della Sig.ra Rosa Damis )

 

E t’ënjtezin e madhe e Krishti pir ne pinxoj

M'i mbiodh apostolit oj se gjith' kat mi mbitonj'

 

E par se t’mi mbitonei e tha gjith’ ju kimnëje bes’

Shin Pietri m’e nigoj oj se njetir kat e shes

 

Shin Pietri ndat nat oj tri her e nigoj

Sa bëri e sa tha oj njera sa gjeli kndoj(*)

 

Kur ishim ndënjë mbrëma e tha mbjatu këmbët ja lajti

Ja puthi e ja shutarti oj pra vate ket e jëma

 

Tha mëmiz ki paçenx’ e uratëzin ëm si bir

Ti mua ëm liçenx’ oj t’ vete t’a patir

 

E jëma e bekoi e ai mbjatu nigarroi

Se t’na sallvonej neve oj ndë kopshtit arrivoj

 

Atje pirgjunja u ul e tha parkales oj Tat

Pir mua ëm liçenx’ oj të e qellinj’ kit kulat

 

Kulatzin ja dirgoi e me një ëngjill ç’ju kallar

Pasiunzin ja burthoi e Krishti m’u abraçar

 

Krishti mi gjegji rrëmur e nëng bastoi tim zëi rrëçet

Ish Judha tradhitur oj me gjith’ ata suldet

 

Judha  firsuli e  puthi e judhit pir lesh e zun’

Ndë mest asaj udh’ oj m’e lidhtin e m’e shtun’

 

Ndë mest asaj udh’ e një kavallier m’e pa

Trikuzin më ja preu e Krishti mb’ truall më ra

 

Krishti mb’ truall m’ ra e gjakut ç’ju mbrushunar

Se t’vejin’ ata nd’pist oj se krishti na u librar

 

M’u nistin’ t’mi vejin’ e trikuzin ja shtringuan’

Pirpara ket kj Annë oj me Krishtin arrivuan’

 

Kjë Annë mbjatu e piejti e c’lexh ci predikoi

T’rremet ja rrifiejti oj e liga ç’ish magar

 

Gjith’ thojin’ se kjo magar e çi kat jet e vjen

Se shum’ katunde suall oj disturbie guerr’

 

Martirit atje çi muartin ben dhen

Gjith’ thojin’ se Pillati kat’e vjedh

 

Pillati u trëmb se t’mos t’ja jip nj’ gust

Ja marrmi e po ja jami e dhe nji frust

 

Ai frusti ju gjudhir e dhe ju nda

Pir kriqez m’ja vun’ një trav’ tirënd

 

Zoti Krusht nd' kriqet çi m' venej ture rrëkuar

Judhit me shqelbe dheu oj ç’vejin ture mallkuar

 

Në nj’ kullon’ me raz e çi me vrushkulloj

Gjakut e Zotit Krisht oj çi m’vej si uji kroj

 

Nd’ata gjak sufrirti e dhe qeni tremixor

E ndir ca gjëmba e shpjekstin një kuror’

 

Kuror krieji fort e ç’ja vun’ me një hu

Mi shpoi ashtin e siut e vate mi duall ndir tru

 

Sepa e Nikollau e ç’ka kriqja e nxuar

Se Shën Mëris bekuar oj vate ja shtun ndir duar

 

Qani gjith’me lot’ e me hjidhi

Se kësaj rexhin’ bekuar kem t’ja bëmi nj’ kumbanji

 

Kumbanjis e pashqvet m’ju shtofshin

Krishti ju dhëft parrajsin e ashtuqoft Amen.